Ndërsa komentoi vendimin e DASH, Berisha tha se në qoftë se ka një provë, le t’i marrin 100 herë të pandehur, Argita e Shkëlzen Berishën, apo bashkëshorten e tij Liri Berisha.

“Kam të vërtetën me vete. Fëmijët ti marrin 100 herë të pandehur. Edhe Lirinë. Në qoftë se Argita ka një provë që nesër. U kam thënë shqiptarëve që për cdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj përgjegjësi. I kam detyruar fëmijët që dy vite para se të ndryshonte ligji të deklaronin pasuritë njësoj si i ati.

Nëse dikush thotë që djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha. Djali im ka dalë si këshilltar ligjor, sepse ka mbaruar dy mastera. Ka aktivitet biznesi që ia ka kontrolluar Edi Rama. Të paktën 10 herë I ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave.

Fëmijët e mi kanë zbatuar ligjin, nuk kanë fituar kurrë një qindarkë të vetme”, tha Berisha në emisionin “Zonë e Lirë”.