Vazhdon ulja e infektimeve nga Covid-19 në vend. Këtë e tregon edhe bilanci i djeshëm i Ministrisë së Shëndetësisë. Nga 2466 testime të kryera, vetëm 5 kanë rezultuar pozitiv, 8 pacientë janë shëruar, teksa numri i rasteve aktive është 251.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë më dije se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 861.692 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 155.645, prej të cilëve 149.916 të shëruar, ndërsa 5.478 të vdekur. /SHENJA