Lindur në Kosovë, por nëntogerja Valdete Mehanja, tashmë ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe shërben si pilote helikopteri e ushtrisë amerikane.

Ajo kishte udhëtuar në SHBA si refugjate, e cila i kishte shpëtuar konfliktit në rajon, njofton Klan Kosova.

Mehanja tashmë është bërë pjesë e ‘Defender 2021’ programit më të rëndësishëm të stërvitjes së përbashkët ushtarake ndërkombëtare, udhëhequr nga SHBA e që e cila zhvillohet në Europë.

Ky rrugëtim i saj, tashmë është prezantuar në twitter për ndjekësit edhe nga faqja zyrtare US Army, (Ushtria Amerikane).

https://twitter.com/USArmy/status/1402068321130921992?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1402068321130921992%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fushtria-amerikane-prezanton-kosovaren-pilote-valdete-mehanja-tashme-pjese-e-defender-2021%2F