Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmirësimin e parandalimin, gatishmërinë, përgjigjen dhe rikuperimin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike në infrastrukturën kritike dhe burimet kryesore, siç janë shërbimet e energjisë, rrjetet e TIK-ut dhe institucionet financiare.

Për të forcuar kapacitetet e sigurisë kibernetike të vendit, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Tetra Tech ES, Inc. (Tetra Tech) – kompani Amerikane dhe zbatuese e programit për ndihmë teknike në Maqedoninë e Veriut e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi.

Memorandumi përshkruan ndihmën teknike që Tetra Tek do t’i ofrojë MSHIA-së për të avancuar përpara qëllimin e përbashkët për të përmirësuar gatishmërinë e sigurisë kibernetike dhe forcimin e koordinimit midis aktorëve kryesorë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Qeverinë dhe sektorin privat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike kombëtare nga sulmet kibernetike.

Ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike për sigurinë kibernetike nëpër subjektet kritike të infrastrukturës dhe burimet kryesore, do të përmirësojë protokollet e komunikimit për sigurinë kibernetike nëpër sektorë dhe do të rrisë qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e shtetit për t’u marrë me kërcënimet e sigurisë kibernetike.

Ndihma e Tetra Tech është pjesë e angazhimit të USAID për avancimin e sektorit të energjikës dhe sigurinë e infrastrukturës kritike në rajonin e Evropës dhe Euroazisë dhe lidhjen e aleatëve në rajon me investitorët, teknologjinë dhe ekspertizën amerikane.