Gjykata penale shqiptoi masën e paraburgimit për gjashtë kontrabandistët e dyshuar me emigrantë. Prapa grilave është lideri i mundshëm i grupit kriminal, një 33 vjeçar nga Velesi. Pas tij janë edhe dy persona të tjerë nga Lindja e Mesme. Policia tha se ata kishin prova të kontrabandimit të emigrantëve nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Bangladeshi. Ky rast, por edhe zbutja e masave kundër koronavirusin ngrit dilemën nëse kjo mund të kontribuojë në fillimin e një vale të re emigrantësh?

Tani a kemi rritje të numrit të përpjekjeve të paligjshme për të hyrë në vend?” Ka “Gjithmonë kur ka kushte më të mira dhe më të favorshme të motit, është normale që nga ishujt kalojnë në tokë, në territorin e Republikës Greke, dhe duan të vazhdojnë drejt nesh”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Javën e kaluar, policia parandaloi rreth 500 përpjekje të paligjshme për të kaluar kufirin. Në kampin Vinojug afër Gjevgjelisë, çdo ditë regjistrohen rreth 15 emigrantë. Përndryshe, trafikantët e qenieve njerëzore, për kontrabandën e emigrantëve kërkojnë rreth 1,000 euro për person për t’i bartur ilegalisht nga Greqia, përmes Maqedonisë për në Serbi.