Antonio Conte është afër kalimit te Tottenham. Drejtuesit e klubit londinez kanë zgjedhur t’i besojnë pankinën trajnerit që shpalli Interin kampion të Italisë, me të cilët u nda pak ditë më parë për shkak të problemeve ekonomike.

Negociatat ndodhen në rrugë të mbarë dhe ka mbetur për t’ zgjidhur vetëm shuma e rrogës sezonale që do të përfitojë tekniku italian. Në ishull janë të bindur në gjetjen e akordit, teksa “bookmakers” e cilësojë favoritin absolut për stolin e “Gjelave”.

Ndërkohë, Conte mund të marrë me vetë dy lojtarë të Interit. Dëshira kryesore quhet Romelu Lukaku, me të cilin ka një lidhje të veçantë. Edhe pse bomberi belg konfirmoi qëndrimin te zikaltrit, La Repubblica shkruan se trajneri do të tentojë ta rikthejë në Premier.

Emri tjetër është Milan Skriniar, një nga pikat më të forta të prapavijës së Interit. Sllovaku është një garanci në qendër të mbrojtjes, aty ku Tottenham ka dobësi. Interi kërkon 65 milion paund për ta lënë të lirë 26-vjeçarin potent.