“Qeveria laburiste e Tony Blairit bombardoi Beogradin më 1999, pasi Vuçiqi – atëherë ministër Informacioni i Slobodan Milosheviqit – përdori zyrën e tij për të krijuar propagandë helmuese kundër kundërshtarëve të Serbisë, kryesisht myslimanë në Kosovë. Pas luftës, Vuçiqi botoi një libër të kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel, ‘Engleski Pederski Isprdak Tony Blair’ – apo ‘Homoseksuali i pjerdhur anglez Tony Blair’”, kujton Sweeney

John Sweeney ka zbuluar në një shkrim ekskluziv në “Byline Times” se si ish-kryeministri britanik po e këshillon regjimin serb, që dikur e kishte bombarduar, dhe gruaja e tij e përfaqëson regjimin e Aleksandar Vuqiçit në një proces gjyqësor kundër kanalit të fundit të pavarur televiziv në Serbi.