Kur do të kthehet mësimi në bankat e shkollës, mësimi do të zhvillohet si më parë, kështu që do të rritet interakcioni ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit. Në klasë, do të punohet me fletore dhe laps dhe përmes interakcionit mësimdhënës- nxënës. Për klasën e parë dhe katërt janë përgatitur programe të reja mësimore të cilat u përgatiten në bazë të Konceptit të ri. Tekstet shkollore dhe programet e reja, janë me përmbajtje më gjithëpërfshirëse, jodiskriminuese, do të mësojnë për të drejtat e njeriut, sqaroi Dushan Tomshiq, këshilltarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës gjatë pjesëmarjes së tij në programin e mëngjesit në Servisin Kombëtar ( RTK).

“ Nxënësit e klasave të para do të kenë tekste shkollore, të përgatitura sipas programit të ri mësimore. Ato do të jenë të shtypura, në formë të letrës. Materialet e shtypura në tërë arsimin, nuk anulohen. Teksti shkollor i digjitalizuar është vetëm mjet i cili do të ndihmojë mësimdhënësin dhe nxënësin më lehtë të përvetësojnë përmbajtjen.
Përmbajtjet arsimore digjitale futen vetëm në klasën e katërt. Por për ata fëmijë që duan ose kanë nevojë, do të ketë përmbajtjet në formë të letrës . “Ministria e Arsimit dhe e Shkencës siguron burime financiare në mënyrë që çdo shkollë të mund të shtypë librin shkollor në formë të standardizuar,” tha Tomshiq.

Tekstet shkollore digjitale janë multimediale, nxënësi në shtëpi do të mund t’i hapë edhe përmes përmbajtjeve audio, përmbajtjet argëtuese dhe animacionet do të jetë më lehtë të kujtojë atë që mësimdhënësi e ka ligjëruar në klasë.
Pajisjet digjitale nuk do të shfrytëzohen në orë. Tabela në klasë nuk zëvendësohet me kompjuter. Tomshiq sqaroi se me investime të vazhdueshme në digjitalizim, sfidat me të cilat po përballemi tani do të tejkalohen.

“Asnjëherë nuk do të mund të jeni plotësisht të gatshëm për të hyrë në një proces ndryshimi.
Edhe në BE gjithashtu ka një plan veprimi për digjitalizimin në arsim 2021-2027, ku një nga qëllimet kryesore strategjike është qasja në internet dhe pajisje TI në të gjitha shkollat.
“Në vendin tonë, pjesa më e madhe e mjeteve nga Banka Botërore do të dërgohen në shkolla në përputhje me nevojat e tyre, në mënyrë që në pesë vitet e ardhshme të mund të përmirësojë infrastrukturën, të investojnë në pajisje, në tabelat digjitale dhe në përmirësimin e mjedisit të të mësuarit “ theksoi Tomshiq duke shtuar se komunat në bashkëpunim me kompanitë përgjegjëse shoqërore blejnë pajisje digjitale dhe investojnë në infrastrukturën e shkollave të tyre. Mjetet shtesë përcjelljen edhe përmes bllok-dotacioneve të mëdha nga Buxheti të cilat transferohen në komuna.

Duke theksuar se nuk mund të jemi vendi i vetëm që mohon trendet bashkëkohore dhe digjitalizimin, Tomshiq tha se nëse nuk hedhim hapin tani, ne do të mbetemi prapa vetëm në rezultatet e të mësuarit që tregojnë nxënësit tanë në testimet ndërkombëtare. 15-vjeçarët tanë mbeten 4 vite mbrapa se moshatarët e tyre në rajon. Kjo tregon se të mësuarit faktik i bazuar vetëm në tekstet shkollore nuk jep rezultate si mësimi i të kuptuarit.