Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Kompania Farmaceutike “Rosh Maqedoni” do të financojnë 30 mijë euro për të krijuar Hackathonin, ose platformën e parë elektronike shëndetësore me të cilën përmes një aplikacioni do të mund të digjitalizohen një pjesë e madhe shërbimeve shëndetësore dhe sistematikisht do të lidhet data bazat e pacientëve dhe institucioneve shëndetësore. Thirrja publike është hapur deri më 17 qershor.

“Kërkohen aplikacione inovative mobile ose ueb faqe për menaxhimin e sistemit shëndetësor, prevenimin, kujdesjen më të mirë të grupeve më të rrezikuara të pacientëve dhe ulja e rrezikut të sëmundjeve malinje tek pacientët.”,- tha drejtori i Fondit për Inovacione, Kosta Petrov.

“Jemi të sigurt se me hakatonin e paralajmëruar do të kontribuojmë në gjetjen e zgjidhjeve të shumë problemeve të pacientëve, por njëkohësisht do të ndihmojë edhe për të pasur një sistem më të mirë dhe më të qëndrueshëm shëndetësor. Në këtë proces teknologjitë digjitale janë mjetë shoqëruese të përditshmërisë sonë në trajtimin dhe vëzhgimin e pacientëve, sepse është më së e nevojshme që të integrohen shumë informacione për qytetarët dhe sektorit shëndetësor.”,- u shpreh drejtoresha e “ROSH – Maqedoni”, Aleksandra Ivanovska.

Rishikimi i aplikacioneve të dorëzuara dhe zgjidhja e Hackatonit të parë do të bëhet prej 25 deri më 27 qershor. Shërbimet e tij do të jenë plotësisht falas për qytetarët dhe institucionet e interesuara shëndetësore.