I nxehti afrikan që ka kapluar edhe vendin tonë ka zbrazur rrugët dhe zonat kryesisht të betonuara. Në kryeqytet temperaturat arritën deri në 38 gradë celsius, ndërsa nesër pritet që të njëjtat në disa pjesë të territorit të arrijnë deri në 40 gradë celsius. Mjekët rekomandojnë që të shmangen vende ku nuk ka hije. Megjithatë, në terren shihet se punëtor të ndërtimtarisë vazhdojnë të punojnë në terren.

“Kategoritë më të rrezikuara janë personat që vuajnë nga sëmundjet kronikë si asma, më sëmundje të organeve të frymëmarrjes, pacientët me karcinom që janë me kimioterapi edhe ata s guxojnë të dalin. 03:31 Si dhe gratë shtatzënë që nuk guxojnë edhe ato të dalin, pasi harxhimi i tepërt i oksigjenit nga nëna dhe nga fëmija mund të çoje deri në alivanosje.”- deklaroi Sefjane Ferati-mjeke e përgjithshme.

Një tjetër kategori e rrezikuar janë edhe qytetarët që tashmë janë vaksinuar apo që kanë fituar betejën me virusin korona. Ata që kanë marrë terapi pa u konsultuar me mjekun, pasojat mund t’i vërejnë tani. Veçanërisht qytetarët që kanë marrë vitamin D me vetiniciativë, nëse shfrytëzojnë edhe rrezet e diellit mund të shkaktohet hipervtaminozë.

“Kisha këshilluar pacientët që kanë kaluar virusin apo edhe ata që kanë marrë vaksinat të mos shkojnë në pushime, sepse mund të ju paraqiten probleme të tjera shëndetësore, si anemia, marramendja, humbja e vetëdijes, dhe më kryesorja nëse dalin të rreziten në diell mund t’u paraqiten edhe disa ndryshime në lëkurë që mund të jenë pasoja shumë të rënda, që mund të arrijnë deri në karcinom të lëkurës.”- pohoi Sefjane Ferati-mjeke e përgjithshme.

 

Nga Ministria e Shëndetësisë u rekomandojnë qytetarëve që të respektojnë këto masa për t’u mbrojtur gjatë temperaturave të larta.

Ministria e Shëndetësisë
“Gjatë ditëve shumë të ngrohta të qëndrohet në hapësira të mbyllura (të klimatizuara), ndërsa nëse është e domosdoshme dalja jashtë, të gjendet mundësi të ketë pushime nën hije. Të mbahet veshje e lehtë dhe jo të errët, ndërsa gjatë daljes të mbahen syza dielli dhe kapelë si dhe të përdoret krem për mbrojtjen e lëkurës. Të konsumohet më pak ushqim, ndërsa ushqimi të jetë pemë dhe perime dhe më pak ushqim i yndyrshëm. Të konsumohet pija, rekomandohet uji, ndërsa pijet alkoolike të shmangen. Gjatë hyrjes në automjet, nevojitet një periudhë për të hyrë ajri. Të sëmurë kronikë rekomandohet vazhdimisht ta parashkruajnë terapinë në konsultim me mjekët amë”

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se ulja e temperaturave nuk do të ndodhë para të martës edhe pse gjatë këtyre ditëve herë pas herë do të ketë reshje shiu. Mjekët rekomandojnë që qytetarët të mos dalin jashtë menjëherë pas reshjeve të shiut sepse avulli që shkaktohet nga toka e nxehtë dhe reshjet e shiut është shumë i dëmshëm për shëndetin.

Përgatiti: Evi Shkopi