Motorola po përgatitet të prezantojë një smartphone të ri të koduar Kyoto, i cili do të quhet Edge 20 Lite kur të dalë në treg.

Ardhja e disa celularëve nga familja Edge është njoftuar për disa kohë, dhe emrat e tyre të koduar janë Sierra, Berlin, Berlin NA dhe Kyoto. Sidoqoftë, tipisti i njohur Evan Blass ka zbuluar se të paktën njëri prej tyre do të prezantohet si Edge 20 Lite.

Blass tha se celularët me kodin Lisbon dhe Saipan do të prezantohen si G60S dhe G50 5G, raporton gsmarena.

Motorola tashmë ka një smartphone me përcaktimin G50 dhe mbështetjen për rrjetin 5G, por ky është zhvilluar me emrin e koduar Ibiza. Prandaj nuk dihet se si Saipan do të ndryshojë nga ai.

Blass nuk ka zbuluar specifikimet e Edge 20 Lite, G60S dhe G50 5G, por thashethemet thonë që Kyoto do të ketë një kamerë selfie 16 ose 32 MP, ndërsa pjesa e pasme do të jetë një kamerë 108 kryesore, 8 MP ultra e gjerë dhe 2 MP sensori i thellësisë.