Mëngjesin e kësaj të shtunë 13 njerëz kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në qendër të Austin, Texas, thanë zyrtarët. Dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Policia ka një përshkrim shumë të përgjithshëm për të dyshuarit dhe sulmi duket të jetë i izoluar në zonë, por kjo nuk do të thoyë se nuk ka asnjë rrezik publik, sepse i dyshuari nuk është kapur.

Policia aktualisht po shqyrton pamjet e kamerave nga burime të shumta, përfshirë Sistemin e Kamerave të Sigurisë Publike, kamerat e trupit të policisë dhe ato së bizneseve për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Detektivët nga njësitë e Sulmit të Rëndë, Vrasjes, Krimit të Organizuar dhe Bandave janë përfshirë në hetim, tha policia.

Hetuesit nuk kanë përjashtuar mundësinë e përfshirjen e bandës, por thonë se motivi dhe rrethanat që çuan në të shtënat nuk janë të qarta ende.

Ekipi i Përbashkët i FBI-së për Terrorizmin është gjithashtu ndodhen në vendngjarje./albeu.com