Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim të lamtumirës me ambasadoren e Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Beograd, SH.S. Rut Karis Stjuart.

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për angazhimin e deritanishëm të ambasadores, duke i uruar sukses në planin personal dhe në pozitat e ardhshme institucionale. Ai i përshëndeti marrëdhëniet e vazhdueshme miqësore bilaterale mes dy vendeve pa çështje të hapura dhe në të gjitha nivelet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në suazat e organizatave multilaterale, që për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi Kovid-19 nuk e ruajtën dinamikën e parashikuar. Kryetari Xhaferi theksoi se, kultivimi i lidhjeve me diasporën e cila është ndër pesë komunitetet më të mëdha në Australi mund të avancojë mundësitë e bashkëpunimit në planin ekonomik, por edhe në atë arsimor, turistik, kulturor dhe fushave tjera me interes të ndërsjellë të të dy vendeve.

Ambasadorja Stjuart konstatoi se pandemia kishte ndikim mbi komunikimin e ndërsjellë bilateral dhe shprehu ngushëllim ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët humbën anëtarë të familjes nga virusi Kovid-19. Njëherazi, falënderoi për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Australisë në menaxhimin e saj me zjarret në vitin 2020, që është edhe një provë se edhe pse vendet janë gjeografikisht të largëta, e njëjta nuk i pengon të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellë, sidomos nëse ndajnë vlera të përbashkëta. Ajo e përshëndeti funksionalitetin e Kuvendit dhe përfaqësimin e partive të ndryshme politike, të cilat ndajnë mendime të ndryshme, por veprojnë bashkë në punën e vet. Ajo e përshëndeti nismën e studentëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut të studiojnë dhe të formojnë arsimin e vet në Australi, me shpresë se ai numër do të rritet akoma në të ardhme. Në fund, e përsëriti mbështetjen e Australisë për tani më anëtarësimin e realizuar në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për anëtarësimin e pritur të ardhshëm në Bashkimin Evropian.