Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot kishte takim me Ambasadoren jorezidente të Australisë në Maqedoninë e Veriut, Rut Stjuart.

Zëvendëskryeministri Dimitrov iu falënderua ambasadores australiane për punën e saj parimore dhe të përkushtuar në drejtim të promovimit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë, dhe popujve të tyre, kujdesi për diasporën maqedonase atje, si dhe kontributin për zhvillim të vlerave të përbashkëta.

Dimitrov: “Vlerat demokratike dhe aspiratat drejtë barazisë, lirisë dhe dinjitetit të cilat i ndajmë në planin bilateral, na bashkojnë dhe krijojnë lidhje shoqërore mes neve. Australia është shembull i suksesshëm për multikulturë dhe promovim të konceptit të mundësive të përbashkëta pa marr parasysh origjinën kulturore dhe gjuhësore, ku diversiteti festohet si përfitim më i madh. Maqedonia jonë, edhe pse e vogël, gjithmonë ka qenë mjaft e madhe për ti bashkuar dhe akomodoj diversitetin dhe ka vend të merituar në familjen evropiane. Jemi krenar që përkushtimi ynë për kujdesin e marrëdhënieve të mira, për ndërtimin e kohezionit të brendshëm të së drejtës, janë të njohur jo vetëm në rajon dhe në Evropë, por edhe në kontinentet tjera.

Ambasadorja Stjuard, duke e elaboruar arritjet gjatë kohës së mandatit të saj, i theksoi hapat vendimtare dhe të pjekur të Maqedonisë së Veriut për arritjen e progresit në procesin euro-integrues, si dhe përmirësimin e jetës të qytetarëve maqedonas: “Përforcimi i institucioneve dhe procesit reformues në sferat kryesore siç janë sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, janë në drejtim të sigurimit të stabilitetit, prosperitetit të vendit dhe rajonit, por janë të rëndësishëm edhe për tërheqjen e interesit të kompanive australiane për investim në Maqedoninë e Veriut dhe avancimin e bashkëpunimit politik bilateral dhe multikulturor, ekonomik dhe kulturor.”

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ngjarjet aktuale ndërkombëtare dhe përpjekjet për tejkalimin e pandemisë COVID-19. Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë për intensifikimin e marrëdhënieve në sfera të interesit të përbashkët që mund më shumë ti afrojnë sy vendet.

Zëvendëskryeministri Dimitrov i uroi Ambasadores sukses në angazhimet e saja në të ardhmen, shëndet prosperitetin e vendit të saj.