Sot në ora 07.05 në SPB Tetovë, 36-vjeçari R.O. nga Palçishti i Poshtëm i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 06.50 në një objekt hotelerik në fshat, pas një debati të mëparshëm në lidhje me punën e papërfunduar të ndërtimit, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personi J.V. (40) nga i njëjti fshat informon Tetovasot . Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar plotësisht, ku edhe do të pasoj parashtresë adekuate.