Spanja do të bëjë çmos sot për të arkëtuar tre pikët e plota, ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të këtij Kampionati Evropian kundër Polonisë.
Spanjollët e hapën kë të Euro 2020 me barazim pa gola kundër Suedisë, kurse Polonia pësoi humbje nga Sllovakia me rezultat 2:1.

Polonia gjendet në një pozitë jo të mirë në Grupin E pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Sllovakisë, kështu duke iu nevojitur sot fitorja për të mbajtur shpresat gjallë për kualifikim tutje.

Në anën tjetër, Spanja me barazimin 0:0 kundër Sllovenisë ka vetëm një pikë në këtë grup, krahas tre sosh sa ka Sllovenia në pozitën e dytë, dhe katër pikëve të Sllovakisë që gjendet në vendin e parë, dhe spanjollët do të hyjnë në ndeshjen e sotme me synimin e vetëm për të fituar, po ashtu për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën e eliminatorëve.

Fakt interesant rreth kësaj ndeshje është që të dy kombëtaret janë përballur pesë herë mes vete, ku në të gjitha prej tyre Spanja ka regjistruar fitore.

Të dy trajnerët do të kenë të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar për përballjen e sotme, dhe formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Spanja (4-3-3): Simon; M Llorente, Laporte, P Torres, Alba; Koke, Rodri, Thiago; F Torres, Morata, Olmo

Polonia (3-5-2): Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek; Jozwiak, Klich, Moder, Linetty, Rybus; Zielinski, Lewandowski

Grupi E
21:00 Spanja – Polonia (Stadiumi La Cartuja-Sevillë)