Sot do bëhet varrimi i Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës si dhe Remzi Kurteshit, të cilët ishin të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Trupat e të ndjerëve ishin gjetur në varrezat e myslimanëve në Mitrovicë, në fund të vitit të kaluar.

Bajram Qerkini nga Shoqata për personat e pagjetur “Zëri i prindërve”, ka thënë për Klan Kosovën se varrimi i të ndjerëve është vonuar derisa ka përfunduar procesi i identifikimit të eshtrave në mostrat e marra me ADN.

Dibran Dibrani, Zeqir Muja si dhe Remzi Kurteshi  do të varrosen në varrezat e martirëve në Shipol, ndërsa Magbule Muja do të varroset në Malishevë, njofton Klankosova.tv.

Zeqir dhe Magbule Muja janë burrë e grua.