Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha së bashku me kryetarin e komunës së Zhelinës. Blerim Sejdiun sot kanë marrë pjesë në Sllupçan dhe Orizare. Sllupçani sipas Hoxhës po mobilizohet dhe po rreshtohet pas Lëvizjes BESA.

“Kënaqësi e veçantë që sonte bashkë me bashkëpartiakun, kryetarin e komunës së Zhelinës Blerim Sejdiun morrëm pjesë në kuvendet themeluese të nëndegëve të Lëvizjes BESA në Sllupçan dhe Orizare.
Me nëndegën e Sllupçanit do të udhëheq Muhamed Asipi, ndërsa me atë të Orizares Shaban Nasufi. Urime e na priftë e mbara!” ka shkruar Hoxha në Facebook.

Ndryshe, Lëvizja BESA vazhdon të fuqizohet dhe qindra të rinj e të reja po e përqafojnë politkat e BESËS./TS/