Spitali “Axhibadem Sistina” në 2019 ka pasur të ardhura prej 38.9 milionë euro, ndërsa fitimet janë rritur për 6 për qind në vitin 2020, kur vlera ka arritur 41.3 milionë euro. Të ardhurat janë edhe më të mëdha po të krahasohen me vitin 2018, kur ky spital ka realizuar të ardhura prej 35 milionë euro. Të ardhura edhe më të mëdha ka realizuar spitali privat “Zhan Mitrev” me 27.7 milionë euro në vitin 2020 që paraqet një rritje prej gati 30 për qind në raport me të ardhurat e realizuara prej 21.6 milionë euro në vitin 2019.

Mungesa e kapaciteteve në periudha të caktuara në spitalet publike përgjatë vitit të kaluar, por edhe në muajt e parë të këtij viti, ka detyruar shumë pacientë të kërkojnë zgjidhjen e halleve të tyre në spitalet private. Atje, çmimet kanë qenë dhe janë më shumë se të kripura për xhepin e qytetarëve me ekonomi mesatare. Bile, rrallë herë kostoja e ndalimit në spitalet private nuk ka qenë më e vogël se 8000 apo 10.000 euro, ndërsa ka shkuar edhe deri 15 mijë euro për dhjetë ditë mjekim në repartet intensive. Si rrjedhojë e rritjes së kërkesës për shërbimet e tyre për t’u mjekuar në kohë pandemie, spitalet private në vend dukshëm kanë rritur edhe përfitimet e tyre.

Rrjeti i biznesit zbardh se spitali “Axhibadem Sistina” në vitin 2019 ka pasur të ardhura prej 38.9 milionë euro, ndërsa fitimet janë rritur për 6 për qind në vitin 2020, kur vlera ka arritur 41.3 milionë euro. Të ardhurat janë edhe më të mëdha po të krahasohen me vitin 2018, kur ky spital ka realizuar të ardhura prej 35 milionë euro. Të ardhura edhe më të mëdha ka realizuar spitali privat “Zhan Mitrev” me 27.7 milionë euro në vitin 2020 që paraqet një rritje prej gati 30 për qind në raport me të ardhurat e realizuara prej 21.6 milionë euro në vitin 2019. Të ardhurat gati se janë dyfishuar në raport me vitin 2018, kur ku spital ka pasur qarkullim prej afër 15.9 milionë euro.

Analiza më tej zbardh se, edhe fitimet kur anulohen harxhimet e ndryshme – nuk kanë qenë të vogla për një pjesë të spitaleve private në vend që kanë ofruar shërbimet e tyre për pacientët gjatë kulminacionit të pandemisë. Spitali “Zhan Mitrev” ka dyfishuar fitimin nga anulimi i harxhimeve prej 4 milionë euro në vitin 2019 në afër 8 milionë euro në vitin 2020, ndërsa fitimi është edhe më i vlefshëm në raport me vitin 2018 kur është realizuar fitim prej 1.5 milion euro. Fitimi i spitalit “Sistina” – në vitin 2020, pas anulimit të harxhimeve, ka fituar afër 5.9 milionë euro, apo gati dyfishin në raport me fitimin prej 3.1 milionë euro në vitin 2019. Njëherësh, në vitin 2019, spitali “Sistina” ka realizuar fitim prej afër 4 milionë euro.

Në ndërkohë, në fillim të muajit prill – Qeveria dorëzoi tek Parlamenti, ndryshimet ligjore me të cilat përcaktohet se në të ardhmen, spitalet private do të mund të paguajnë prej 40 mijë deri 305 mijë denarë, apo prej 650 deri 5000 euro për mjekimin e pacientëve që vuajnë nga Kovid-19. Propozim-ligji për mbrojtje shëndetësore kishte kaluar filtrat parlamentar dhe është votuar në fillim të muajit qershor. “Shteti, përveç se ka autorizim të nënshkruajë marrëveshje me spitalet private përmes Fondit Shëndetësor, ai mund të vendosë edhe limitin për shumat maksimale për një mjekim privat nga Kovid-19. Rregullimi i çmimeve është i domosdoshëm që të mos vijmë në situatë që entet private shëndetësore të mos jenë të kapshme për shumicën e qytetarëve në vendin tonë”, thotë ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe.

Në fillim të muajit prill, spitali “Zhan Mitrev” i uli çmimet për 10 për qind, ndërsa nga spitali Sistina kanë informuar se nuk mund të ulin çmimet e mjekimit të pacientëve të sëmurë nga korona, për shkak se siç u shprehën menaxherët, “zbritja nuk ka logjikë ekonomike”. Ndryshe, fitime të mëdha nga pandemia kanë realizuar edhe bizneset e tjera private shëndetësore. Vetëm laboratorët privat në më shumë se 12 muajt e kaluar kanë realizuar gjysmën e mbi 650 mijë testeve për Kovid-19, për të cilat të ardhurat kanë qenë më të larta se 10 milionë euro