Të mërkurën, Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion në një depo në Mitrovicë, në të cilën dyshohej se kishte mall të kontrabanduara, ku gjeti dhe konfiskoi 2 mijë e 100 kg cigare dhe duhan të grirë (200 kg).

Sinjali mëson se aksioni ka filluar në orën 10:00 të mëngjesit, kur një njësi policore është ftuar për asistimin e Njësisë së Doganës, në Terminalin Doganor, në pjesën jugore të qytetit.

Më pas, njësia e doganës e asistuar nga policia ka vazhduar aksionin deri në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë.

Policia dhe Dogana kanë “zbarkuar” në një lokal në “Rrugën e Osllobogjenjes” dhe pastaj, së bashku me pronarin e lokalit kanë vazhduar në rrugën “Luja Braja”, ku gjendej depoja e lokalit, në të cilin dyshohej se kishte mall të kontrabanduar, raporton Gazeta Sinjali. Pas kontrollit brenda depos, burime të Sinjalit brenda policisë kanë bërë të ditur se Njësia Antikontrabandë ka filluar konfiskimin e pakove të cigareve dhe duhanit të grirë, që dyshohet se janë futur ilegalisht në Kosovë.

2 mijë 100 kg cigare dhe duhan i grirë (200 kg) të konfiskuara janë dërguar në terminal doganor me tri itinerare.

Herën e parë dhe të dytë malli është dërguar në terminal me pesë vetura të doganës, të cilat janë përcjellur nga policia, ndërsa herën e tretë pakot e cigareve janë transportuar me tri vetura, po ashtu të përcjella nga policia.

Video nga aksioni:

.

Ky aksion, i urdhëruar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka përfunduar rreth orës 11:15.

Lidhur me këtë rast, policia ka intervistuar pronarin e lokalit, në depon e të cilit u gjet malli i kontrabandua