Pas barazimit ndaj Uellsit (0-0) Shqipëria është mposhtur nga Çekia me rezultatin 3-1, duke bërë disa gabime kryesisht në mbrojtje. Në fakt, ato që mund të mbahen mend janë goli fantastik i Sokol Cikalleshit (ai që barazoi shifrat përkohësisht në 1-1) dhe rrëzimi i trajnerit Edi Reja -s (i dyti radhazi në dy ndeshje).

 

Lojës e dobët për kuqezinjtë, që lejuan Çekinë të rrezikojë disa herë. Selmani ndaloi Jankto në një moment të vështirë, ndërsa që në raste të tjera vendasit nuk kishin shënjestrën e duhur.

Vetëm 18 minuta lojë iu deshën Çekisë për të shënuar dhe e bënë me Shik-un, ndërkohë që mund të shënonin edhe të dytin, derisa Cikalleshi vendosi t’i befasojë të gjithë duke shpikur një gol nga më  shumë se 30 metra për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me një Shqipëri që nuk po linte hapësira fillimisht, por Çekia ishte e vendosur të shënonte dhe Masopust me një gjuajtje nga jashtë zone. Sokol Cikalleshi dy minuta më pas rrezikoi portën e vendasve, por nuk shënoi dot për shkak të portierit. Në fund Çekia realizoi edhe golin e tretë, me një goditje me kokë të Celustka. Bare në fund mund ta ngushtonte rezultatin, por u ndal nga shtylla.

 

Gabime të shumta që duhen korigjuar përpara se ndeshjet e vërteta ato të shtatorit në kualifikueset Botërorit të nisin.