Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga Kovidi. Nga 3, 340 testime të kryera janë shënuar 9 raste të reja, ndërsa janë shëruar 45 pacientë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.