Gjithsej 276 masa u shqiptuan dje në territorin e Shkupit, duke përfshirë 145 sanksione për tejkalim shpejtësie, 17 për vozitje pa patentë shofer, 38 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 10 për vozitje nën ndikim të alkoolit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë shqiptuar edhe pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular, gjashtë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar, pesë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, tetë për kalimin nën sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), katër shkelje për këmbësorët, 45 sanksione për parkim të paligjshëm.

“Vazhdojnë kontrollet e intensifikuara të komunikacionit. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.