Qeveria në seancën e 79-të ka pranuar rekomandimet e KSI-së dhe ka miratuar këto vendime;

-Duke filluar nga 16 Qershori – E Mërkurë, ndërpitet masa dhe regjimi I posacëm I lëvizjes së personave dhe transportit publik në territorin e RMV-së.

-Gjithashtu nga 16 Qershori, hiqet kufizimi I orarit të punës së objekteve hotelerike, të pompave të karburantit, kazinove dhe bastoreve, kurse gjatë orarit të punës lejohet puna vetëm në pjesët e hapura të lokaleve, përvec shërbimit të pijeve brenda kazinove dhe automat-klubeve.

-Qeveria miratoi konkluzionin që të lejohet mbajtja e ngjarjeve në ambient të hapur me 50% të kapacitetit të hapësirës ku do të mbahet ngjarja dhe numër të kufizuar të vizitorëve maksimalisht deri në 1.000.

-Konform rekomandimeve të KSI-së, nga 16 Qershori lejohet mbajtja e dasmave, ahengjeve në hapësirë të hapur me maksimum 50% të kapacitetit në hapësirën e hapur, në vend 100 mysafirëve maksimal sic ishte deri më tani.

-Qeveria miratoi konkluzionin që të ndalohet të vlejë obligimi që objekti hotelerik ku organizohet ahengu ta regjistrojë dhe ta paraqesë organizimin në Odën e Hotelierëve që udhëheq regjistrin e dasmave, ahengje familjare.