Higjiena komunale ka pastruar sot pikat për vaksinim masiv.

Gjatë këtij aktiviteti, krahas drejtorit të “Higjienës Komunale”, Abdusamed Shabani, i pranishëm ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Pastrimi është bërë në pikën e vaksinimit në sallën e sportit “Boris Trajkovski” dhe në pikat në poliklinikën “Bukuresht”, në Çair dhe “Jane Sandaski”.

Janë përdorur katër autocisterna.