Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në Detin e Zi.

 

Ministria e mbrojtjes e Moskës tha se “HMS Defender” hyri në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë ndërsa një anije patrullimi lëshoi ​​të shtëna dhe një avion luftarak lëshoi ​​bomba në rrugën e saj.

Por Ministria e Mbrojtjes tha se anija po lundronte në ujërat e Ukrainës.

“Anija e Marinës Mbretërore po kryente kalim përmes ujërave territoriale të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar,” tha MM.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes tha se Rusët po kryenin një stërvitje me armë zjarri në Detin e Zi.

“Asnjë e shtënë nuk u drejtua te HMS Defender dhe ne nuk e njohim pretendimin që bomba u hodhën në rrugën e saj,” shtoi Ministria e Mbrojtjes .

Rusia tha se incidenti ndodhi pranë Kepit Fiolent në jug të Krimesë dhe pretendoi që anija britanike më pas ndryshoi kursin.

Fill pas ngjarjes, atasheu ushtarak britanik në Moskë u thirr pranë ministrisë së Mbrojtjes raporton Interfax.