Anglia ka dështuar të marrë 3 pikë ndaj Skocisë.

Ndeshja kryesisht u dominua nga “Tre Luanët” por anglezët nuk arritën të konkretizojn dominimin në gol.

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Stones i cili goditi shtyllën në minutën e 11’të të takimit.

Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi skocez i Liverpoolit, Andy Robertson.

“Po ne e bëmë e meritonim fitoren.Unë nuk mendoj se shumë mund të argumentojnë se patëm shanse të mëdha, disa herë ne e mbajtëm topin shkëlqyeshëm, duke i surprizuar ata. Me pak fat mund të kishim marrë më shumë nga ky takim”, tha kapiteni i Skocisë.