Ministria e Shëndetësisë njoftoi se duke filluar nga sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme, të gjithë të sëmurët kronikë dhe pacientët me rrezik nga COVID-19 të moshës nga 20 deri 40 vjet e që janë paraqitur për vaksinim deri më 30 prill 2021, do të vaksinohen në pikat vaksinale të shtetit.

“Janë përfshirë më shumë se 40 diagnoza ose më shumë se 10 grupe të diagnozave që u përcaktuan si të rrezikshme nga Klinikat Universitare dhe shoqatat e qytetarëve, si kardiovaskulare, respiratore, të veshkave, endokrinologjike, malinje, neurologjike dhe sëmundje të tjera”, njoftojnë më tej nga MSH-ja”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, deri më tani gjithsej 437.339 qytetarë, ndërsa deri më sot janë vaksinuar gjithsej 241.368 qytetarë, ndërsa prej tyre 121.342 janë rivaksinuar.

Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 41% e popullsisë mbi 64 vjeç po ashtu janë vaksinuar me të paktën njërën dozë.