Ministria e Shëndetësisë ka kumtuar të dhënat e fundit për imunizimin kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ka njoftuar, se deri tani janë vaksinuar gjithsej 346.931 qytetarë, ku 107.648 persona janë vaksinuar me dy doza.

Vetëm dje, dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 1.995 qytetarë, ndërkohë që gjithsej janë vaksinuar 15.155 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 47% e popullsisë mbi 70-vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 41% e popullsisë mbi 65-vjeç është vaksinuar së paku me një dozë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Vaksinimi masiv është duke u realizuar në disa pika: në sallën e sportit “Boris Trajkovski” në Shkup dhe në sallat e sportit në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Deri tani, në ueb faqen vakcinacija.mk interesim për t’u vaksinuar kanë treguar 436.072 qytetarë.