Carlo Ancelotti mund të kthehet te Real Madrid.

Pasi ka menduar për Raul, Conte e Xabi Alonso si pasues të Zinedine Zidane, presidenti Florentino Perez ka vendosur të kthehet te e përdorura e sigurt.

E përditshmja sportive spanjolle Marca shkruan se trajneri italian do të jetë tekniku i ardhshëm i Merengues, duke u kthyer atje ku fitoi një Champions League, ndoshta më simbolikja në historinë e klubit, e dhjeta.

Pas përvojës te Napoli, Ancelotti u rikthye në Premier League, te Everton. Fillimi i kampionatit të fundit ishte i mirë por në fund Everton mbetu jashtë zonës evropiane, në vendin e dhjetë.