Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.109 testime ndërsa janë regjistruar 16 raste të reja me KOVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 pacientë.

Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi, jetën e kanë humbur shtatë persona.