Real Madrid ka kontaktuar trajnerin Hoze Mourinjo, një javë para se Zinedin Zidan të largohet nga skuadra. Por, tekniku portugez zgjodhi Romën, andaj refuzoi Realin dhe pastaj u punësua Karlo Ançeloti. Sipas “The Telegraph”, klubi spanjoll kontaktoi Mourinjon një javë para se të largohej Zidan, por pavarësisht që e vlerësoi ofertën, e refuzoi në mënyrë që të respektojë projektin e Romës, me të cilët kishte nënshkruar kontratë trevjeçare.

Skuadra madrilene vendosi ta rikthejë një ish trajner, Karlo Ançelotti, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2014. Tekniku italian ishte në krye te Evertonit, mirëpo shkaku i lidhjeve të mira të dy skuadrave, madrilenët nuk paguan asnjë çmim për Ançelotin. Ndërkohë, Ançeloti pritet të bëjë një lloj revolucioni dhe këtë e konfirmoi dje në konferencë për shtyp.

Ndëkohë pavarësisht spekulimeve që spanjolli Luka Vaskez do largohet në verë, ai ka vendosur të qëndrojë duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Real Madrid dhe Lukas Vaskez kanë arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën e lojtarit, që do mbetet në klub për tri edicione, deri më 30 qershor 2024”, thuhet në komunikatë.