Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se bllokada që po i bëhet Propozim ligjit për Shtetësinë në Kuvend nga ana e VMRO-së dhe “E Majta” mund të jetë strategji e koordinuar mes partive maqedonase. Rashidi nuk u përgjigj nëse në këtë strategji përfshihet edhe partia në pushtet, LSDM-ja.

Mendimi i Qeverisë në rradh të parë, bllokada nga VMRO-ja, dhe kjo që po e bën sot `Levica` apo `E Majta` duke e shfrytëzuar dhe keqpërdorur Rregulloren e Kuvendit, që nuk kufizon debatet në Kuvend, fitohet një fotografi që të jep përshtypjen se ktu ndoshta ka një strategji të koordinuar për të penguar sjelljen e këtij ligji, të partive politike maqedonase. Uroj të mos jetë kështu”, deklaroi Rashidi në “Rruga Drejt”.