Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrja Rashidi, i ftuar në emisionin Rruga drejt në Alsat , tha se ata si koalicion do të pranonin çfarëdolloj koalicioni, përveçse me BDI-në. Rashidi tha se zgjedhjet e ardhshme, lokale apo parlamentare, i presin ndryshe për dy arsye.

Çdo shumicë të re parlamentare pa BDI-në brenda do ta kishim mbështetur. Dhe për këtë i mbesim besnik dhe konsistent qëndrimeve tona të lidhura me legjitimitetin në zgjedhje. Duke përsëritur edhe një herë se në këto zgjedhje është deformuar rrënjësisht vullneti politik i shqiptarëve. Në zgjedhjet e ardhshme që do vijnë gjerat do jenë më ndryshe për dy arsye: e para është se përfundimisht ne do të kemi anëtarë të komisioneve në të gjitha vendvotimet, një e drejtë që na u mohua, dhe e dyta me ndryshimet në Kodin Zgjedhor me gjurmimin e gishtërinjve.