Mbi 1000 persona në vit vdesin si rezultat i ajrit të ndotur në vend. Gjatë dimrit Shkupi, kryeqytet i Maqedonisë, është njëri ndër qytetet më të ndotura në Evropë. Këto të dhëna janë publikuar në një raport të përgatitur për nevojat e Bashkimit Evropian, të cilin e transmeton Euronews. Rrjeti shëndetësor i Evropës Juglindore është rajon i organizuar me lokacion në Shkup. Ajo ka për qëllim që të inkurajoj shëndetin dhe mirëqenien midis shteteve anëtare dhe të punoj në mënyrë aktive në këtë fushë, përshkak të situatës alarmante.

Mira Jovanovski Dashiq nga Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore thotë se Raporti i bërë nga ekspertë nga vendet anëtare tregon se është i qartë që dëmi nga ajir i ndotur ndaj shëndetit është jashtëzakonisht i madh, ndërsa pasojat mund të shihen në sëmundjet e zemrës, alergjitë dhe kanceri.

Disa hulumtime tregojnë se disa konsumatorë të energjisë në shkallë të gjerë përdorin karburant që është i ndaluar sipas rregulloreve evropiane. Por, përshkak se Maqedonia tenton të jetë antare e BE-së, ka përshtatur një pjesë të madhe të rregullaivës për t’u përgjigjur normave të BE-së. Tani opinioni dhe përfaqësuesit e saj duan të dijnë se si kjo përshtatje e rregullativës ligjore vërtetë do të ndikoj tek ata.

Naser Nuredini, ministër i Mjesiti Jetësor thotë se vendi duhet të realizoj ligjet e saj. Sipas tij nuk mund vetëm të pajtohemi me ligjet. “Duhet të punojmë në disa fronte. Ky është shkaku se përse duhet të kemi bashkëpunim më të mirë ndërsektorial”. Ai thotë se Ministria e Mjedisit ka propozuar ligje të reja, por sipas tij nuk është e mjaftueshme vetëm të sillen në Parlament. Më tej thotë se duhet të punohet së bashku me inspekoratet, ministritë dhe agjensionet, për realizimin e tyre.

Shndërrimi i shkronjës së ligjit në realitet është një nga dobësitë më të mëdha sistemike të vendeve në tranzicion, siç është Maqedonia. Komisioni Evropian e konsideron këtë mangësi kronike në të gjitha raportet e reja për përparimin.

Tani për tani qytetarët ende presin Qeverinë që të realizoj rekomandimet e KE-së, të cilat për qytetarët e Shkupit kanë kuptimin e marrjes së ajrit të pastër./SHENJA