Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi ku ka planifikuar një vizitë dy ditore.

Nga atje ai ka bërë një status në rrjetin social Facebook ku tregon disa nga fushat në të cilat do të thellojë bashkëpunimin me  sipërmarrësit turk.

Postimi i Plotë

Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:
• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)
• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)
• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)
• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)