Qyteti i Shkupit nënshkroi marrëveshje me një kompani të huaj për të kryer një studimit për lehtësimin e transportit publik në kryeqytet. Sipas tyre studimi i quajtur BRC, do të bëj një riorganizim të linjave të autobusëve urban me qëllim të lehtësimit të ngarkesave në trafik. Kreu i Qytetit Petre Shilegov tha se nga ky projekt pret që të rritet efikasiteti i shërbimeve të transportit urban duke transportuar më shumë udhëtarë dhe duke kursyer më shumë kohë të shërbimit. Ky studim do të realizohet nga konzorciumi mes kompanisë izraelite ROM Transportation dhe kompanisë angeleze GCTC LTD që do të kushtojë mbi 320 mijë euro.

Kjo ofertë u zgjodh si më e mira nga gjithsej 17 oferta nga organizata të njohura botërore të konsulencës në fushën e transportit. Këto janë kompani jashtëzakonisht me përvojë dhe me renome që kanë kryer studime të tilla për nevojat e transportit publik në qytetet e Izraelit, Britanisë së Madhe, Rumanisë, Lituanisë, Kroacisë dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së, qytete fqinje si në Serbinë dhe Shqipërinë, si dhe qytete në ish-Bashkimi Sovjetik. Kontinentet nga Amerika e Jugut dhe të tjerët.”- deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.