Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancë, ku ka miratuar vendime shtesë për vendime tashmë të miratuara në kuadër të seancës së 75-të, e që kryesisht kanë të bëjnë për hetimet për importin e mazutit.

“Me vendimet e reja të miratuara në këtë seancë, Qeveria e ka obliguar Byronë për metrologji që të nënshkruajë marrëveshje me trupin e akredituar për marrjen e mostrave nga mazuti për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Edhe me një vendim tjetër, është obliguar Drejtoria e Doganave dhe Byroja për metrologji, për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, që të realizojë procedurë për marrjen e mostrave për analizë të mazutit, sipas Rregullores për cilësi të lëndëve djegëse dhe t’i dorëzojë për testim deri te laboratori i akredituar”, njoftojnë mes të tjerash nga Qeveria.