Qeveria e Maqedonisë së Veriut i është rikthyer normalitetit post-Covid, pasi sot ka realizuar seancën me prani fizike të anëtarëve qeveritarë.

Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat tanimë nuk do të shprehin pakënaqësinë dhe miratimin e tyre ndaj vendimeve në formë online, siç ndodhi që kur u paraqit epidemia e Covid-19, por këtë do të mund ta bëjnë aty për aty.

Kujtojmë, se anëtarët e Qeverisë janë vaksinuar njëashtu kundër Covid-19, ndërkaq rikthimi i tyre në sallën qeveritare, është në kuadër të lehtësimit të masave anti-Covid.