Duke folur sot në Forumin Ekonomik Botëror në Shën Petersburg, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Evropa po vononte miratimin e vaksinës ruse Sputnik-V kundër koronavirusit sepse ishte një “betejë për para”. Sipas presidentit rus interesat tregtare kishin përparësi kundrejt shëndetit të qytetarëve në Evropë.

“Unë mendoj se kjo është një betejë për para nga ana e atyre që prodhojnë një produkt të ngjashëm në vendet e tjera dhe duan të asimilojnë tregun evropian me shkëlqimin e tij të veçantë dhe ta bëjnë atë mirë, ” tha Putin.

Në të njëjtën kohë, presidenti udhëzoi qeverinë ruse të studionte çështjen e organizimit të vaksinimit me pagesë në Rusi për shtetas të huaj deri në fund të qershorit.