Ulja e ndjeshme e rasteve të reja me Kovid, ka rritë dukshëm numrin e qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë jashtë vendit.

Nga Oda turistike gastronomike e Maqedonisë thonë se për momentin qytetarët më të interesuar janë të udhëtojnë në vendet të cilat nuk kërkojnë PCR test e as karantinë.

Shqipëria dhe Mali I zi nuk e kërkojnë asnjërin nga këto parametra dhe janë vendet më të kërkuara nga qytetarët. Megjithatë përjashtim nuk bëjnë as Turqia dhe Egjipti.