Rreth gjashtë mijë qytetarë kanë kërkuar drejtësi në Komisionin Shtetëror të Shkallës së Dytë për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës, vetëm gjatë vitit 2019. Komisioni ka zgjidhur 3933 lëndë të pranuara gjatë vitit 2019 dhe 2637 lëndë nga vitet e mëparshme. Nga lëndët e zgjidhura janë pranuar 1974 dhe janë refuzuar 3301. Mirëpo, Komisioni si trupit i shkallës së dytë ka marrë vetëm 23 vendime meritore. Deputeti i opozitës maqedonase, Deanço Eftimov, kërkoi më shumë vendime meritore dhe jo rikthim të lëndëve në komisionet e shkallës së parë.

Raport vjetor për punën e këtij trupi, para deputetëve për miratim.

“Përkrah numrit të madh të lëndëve që kanë, sa i takon vendimeve meritore, gjithandej numrat e lëndëve të zgjidhura nga ana e Komisionit janë ose zero ose në kuadër të gabimit statistikor. Sipas meje kjo është e palejueshme prandaj ju ftoj që të respektoni nenin e ligjit i cili ju detyron që pas kthimit të dytë të lëndës së njëjtë me bazë të njëjtë të zgjidhet përfundimisht me akt konkret dhe t’i mundësoni ngritjen e kontestit administrative.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE, Deanço Eftimov.

Gjatë punimeve të ditës Kuvendit shqyrtoi edhe raportet vjetore për vitin 2019 të disa institucione, përkatësisht Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Fushën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës së Kundërvajtjes; Raportin vjetor për punën e Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës; Raportin vjetor të Agjencisë së Postave; Raport vjetor për punën e Këshillit Inspektues dhe Raportin vjetor për punën e Komisionit për Letra me Vlerë.