Dje në ora 22.00, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë realizuar kontroll në një objekt hotelerik në rrugën “Dimo Gavroski” në Tetovë, në pronësi të F.R. (32) nga Tetova informon Tetovasot . Gjatë kontrollit, është arritur në përfundimin se objekti nuk ka funksionuar në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, gjegjësishtë është organizuar një aheng me muzikë të gjallë. Pronari i lokalit është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate sipas nenit 206 tl KP të RMV-së.