Më 02.06.2021, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarë policorë nga Stacioni policor Gazi Babë i kanë privuar nga liria G.Gj.(31), M.B.(34) dhe B.F.(49), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “vjedhje”.

“G.Gj. dhe M.B. dyshohen se më 27.05.2021 në shoqatë financiare, duke kërcënuar të punësuarën, kanë marrë fitimin ditor. Në bazë të urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e M.B., ku janë gjetur materiale në interes të hetimit”, njoftojnë nga MPB-ja.

B.F. dyshohet se më 29.05.2021 në objekt hotelerik në bulevardin “Aleksandër Makedonski”, pas përplasjes verbale paraprake, e ka sulmuar fizikisht H.B.(45) nga Shkupi dhe ia ka marrë paratë dhe arin.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.