Mbrëmë 01.06.2021 në 02.40, efektivët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar, e kanë arrestuar personin B.N. (27) nga Kalishti i Gostivarit, për arsye se më herët kishte kërcënuar stafin dhe sigurimin e Repartit të Emergjencave në Qendrën Mjekësore Gostivar informon Tetovasot . I njëjti ishte ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pasi çështja është dokumentuar dhe sqaruar plotësisht, kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate.Ts