Moderatorja, Roza Lati, ditëve të fundit rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale me disa fotografi atraktive nga vaska.

Roza solli një set fotografik që e realizoi e veshur me të brendshme brenda vaskës me shkumë e me qirinj.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, moderatorja postoi disa nga këto fotografi atraktive me një mesazh.

“Plumbi i fundit. Qe mua s’me ha fare se ca mendojne moralistet a kupto”, shkruan Roza.

Në njërën nga fotot, Roza vuri në plan të parë të pasmet në të brendshmet që mbanin shkronjat “Miliardere”.

Në të tjera imazhe, Roza Lati vjen e veshur me një palë të brendshme të kuqe, teksa po shijonte fruta.