Gjashtë rajone të Italisë tanimë janë vendosur në zonën e bardhë duke dale nga rreziku i koronavirusit kjo edhe falë vaksinimeve.

Kështu Lazio, Roma, Lombardia, dhe Milano kanë lehtësuar disa nga masat anti-Covid. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Emilia Romagna, Piemonte, Puglia dhe Trento.

Dymbëdhjetë nga 21 rajone tani janë praktikisht pa kufizime me pjesën tjetër të vendit në zonat e verdha me rrezik të ulët.

Kufizimet e zonës së bardhë përfshijnë mbajtjen e maskës, e cila është akoma e detyrueshme brenda dhe jashtë si dhe janë shmangur tubimet e mëdha. Një shtetrrethim në mbrëmje është hequr i cili ka funksionuar për më shumë se shtatë muaj.

Vendi ka regjistruar 127,002 vdekje të lidhura me Covid-19 që kur shpërthimi i saj u shfaq në shkurt të vitit të kaluar. Ky është numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i teti me i lartë në botë. Italia ka raportuar 4.24 milion raste deri më tani. Më shumë se 46% e njerëzve në Itali kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 23% janë vaksinuar plotësisht.