Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka folur pas humbjes së rëndë nga Italia, 3:0. Te Zvicra nuk ka funksionuar thuajse asgjë, dhe helvetikët i pret mision i vështirë për të kaluar grupin.

“Shumë gjëra nuk kanë funksionuar për ne dhe shumë gjëra kanë funksionuar për Italinë. E vërteta qëndron në mes. Urime për Italinë. Ajo luan futboll të shkëlqyeshëm dhe këtë po e bën për një kohë”, ka thënë Petkoviq. “Të gjithë duhet të jenë të dëshpëruar sonte. Por nesër, nga stërvitja e parë, ne lëvizim para. Kam folur me ekipin dhe i kam thënë se ka mbetur edhe një ndeshje. Tri pikë nga ndeshja e fundit mund të na dërgojnë në raundin tjetër”, ka shtuar Petkoviq. Në fundjavë Zvicra luan me Turqinë.