Skuadra e FC Shkupit vazhdon me ndryshimet e mëdha në ekipin dhe përmes një kumtesë konfirmoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me 5 futbollist dhe se hyn në Ligën e Parë Futbollistike me ambicje kampionale.

Pjesë e skuadrës së FC Shkupit, në sezonin e ardhshëm nuk do të jenë Besart Krivanjeva, Sabit Billali,Bianor Neto, Ilirid Ademi dhe Filip Gligorov. Pesë futbollistët ishin pjesë e FC Shkupit dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ekipin e parë, mirëpo me ardhjen e trajnerit Sedloski, duket se është duke u krijuar një ekip i ri për sezonin e ri.

Nga futbollistët e lartëpërmendur, Besart Krivanjeva kishte më shumë eksperiencë te skuadra nga Çairi, pasi që erdhi në vitin 2017.

Kujtojmë se FC Shkupi u ndal në vendin e dytë në sezonin e fundit dhe është në procesin e krijimit të ekipit që të garojë në Ligën e Konferencës.