Sot Komuna e Çairit përfundoi me rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në krahun e rrugës “Cvetan Dimov” dhe u bë lidhja kryesore e ujit deri te të gjithë amvisëritë e kësaj pjese të rrugës. Kjo lidhje është me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët, sepse nëpër shtëpitë e tyre do të ketë presion më të lartë të ujit.

Pas provave teknike që do të zgjasin dy deri më tre ditë, ekipet e punës të Komunës së Çairit do të bëjnë edhe asfaltimin e plotë të kësaj rruge.

Rregullimi i infrastrukturës nëntokësore do të vazhdojë me një dinamikë të punës edhe në më shumë rrugë të tjera në territorin e Komunës së Çairit.